A Është Ky Fundi Për “Shengenin”?

 

Si një ide Bashkimi Evropian ka filluar me themelimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut në vitin 1992 së basku me marrëveshjen Maastrich.

Kjo ide e BE-së u realizua dhe struktura e bashkimit është themeluar mbi 3 baza. Baza e parë është e përbërë prej çështjeve ekonomike, sociale the mjedisit. E dyta është e përbërë nga politikat e jashtme dhe ushtarake. E treta është drejtësia dhe politika e brendshme. Strukturat e lartpërmendura janë parimet të cilat mundësojnë ekzistimin e BE-së.

Vitet e fundit BE-ja është përballur me çështje e migrantëve. Ata po ikin nga luftërat që po zhvillohen në lindjen e mesme si dhe migrantë ekonomik që vijnë nga kontinenti i Afrikës. Sipas hulumtimit të bërë nga Organizata Ndërkombëtare Për Emigrant (IOM) në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë afër 1 milion emigrantë. Sipas parashikimeve të ekspertëve gjithnjë e më shumë ky trend do të vazhdoj edhe në kohën e ardhshme. Emigrantet pas hyrjes në territorin e BE-së kanë mundësi të ecin lirshëm për shkak të shengenit. Para disa muajve sulmi terrorist që ndodhi në Paris shkaktoi shqetësimin për sigurimin në BE. Pas sulmeve u krijua një perceptim që të merren përmasa më të mëdha sigurie në Evropë. Këto dy çështje ndikuan shumë në politikën e zonës së Shengenit. Sepse në zonën e Shengenit (i cili është formuar me marrëveshjen e Shengenit në vitin 1995, 26 shtete janë pjesë e Shengenit), ndërmjet shteteve nuk janë të vendosura kufijtë dhe nuk bëhet kontrollimi i pasaportave. Rritja e numrit të emigranteve dhe sulmit në Paris i detyruan anëtarët e BE-së për të marr masa më rigoroze në zonën e Shengenit. Për shembull Suedija, Danimarka, Hungaria dhe Sllovakia filluan të marrin masa duke kontrolluar pasaportat ose duke vënë gardhe rreth kufijve të tyre. Ende ka shtete që nuk i kanë lajmëruar masat për kontrollimin e lëvzjes së emigrantave.

Implementimi i kontrollimit të levizjeve në Shengen zonën konsiderohet si një hap që mund të ndikoj tek liria e lëvizjeve të lira në Shengen zonën. Por sipas zyrtarëve nga BE-ja masat nuk duhet të vlerësohen si një dështim i zonës së Shengenit. Lidhur me këtë dukuri Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Junker theksoi që në kufijtë e BE-së nuk bëhet kontrollimi siç duhet dhe disa masa që merren nga ana e shteteve janë të përkohshme.

Sipas tij, kësi lloj veprime nuk duhet të konsiderohen si dështim i Shengen zonës. Në anën tjetër, Kryeministri i Francës në një deklaratë theksoi se Shengeni është një çështje që përsëri duhet të diskutohet. Gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Tomas De Maiyiere theksoi se ka gjasa të bëhet një rregullim i ri për Shengen ose ekziston mundësia për një metodë të ndryshme të Shengenit. Pas të gjitha deklaratave ose opinioneve në lidhje me Shengenin parashtrohet një pyetje, “Mos vallë i vjen fundi i Shengenit?”,

Përfundimi i Shengenit nuk është një çështje e lehtë ngaqë Shengeni është njëra ndër parimet më të rëndësishme brenda bazës së parë të strukturës së BE-së. Çdo vendim ose rregullore për të forcuar kontrollimin brenda zonës do të jetë e dëmshme për vlerat dhe parimet e BE-së. Në atë moment kur vlerat do të japin pasoja negative, atëherë do të ishim skeptik në besimin e idesë së BE-së. Gjithashtu Shengeni mundëson qarkullimin e biznesit të brendshëm dhe fuqisë punëtore. Në këtë mënyrë, BE-ja fiton shumë profit nga aspekti ekonomik dhe politik. Kur të merren parasysh të gjitha avantazhet e Shengenit, nuk është e logjikshme për BE-në të rrezikoj Shengenit. Nëse marrim parasysh deklaratat nga zyrtarët e lartë të BE-së, ekziston mundësia në përmirësimin e disa rregullave të vogla rreth kontrollimit nëpër kufi të shteteve të cilat janë fqinj me shtetet jashtë Shengenit.

Në anën tjetër, mund të rriten edhe kriteret për ta marr Shengen vizën. Shkurtimisht Shengeni nuk mundet të hiqet nga BE-ja. Por, për shkak të përvojës negative që e përjetuan shtetet evropiane, Shengeni mund të rinovohet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s